Fun

35 vjet nget veturë pa leje të qarkullimit

Për më shumë se 35 vjet, një 54 vjeçar në Austri ka vozitur pa pasur asnjëherë leje të qarkullimit

Të martën, policia austriake ndaloi një automobil për një kontroll rutinor në Autostraden A 2 në jug të Austrisë. Shoferi i automobilit nuk kishte leje të qarkullimit me veti.

Kur zyrtarët kontrolluan emrin e tij në kompjuter, nuk gjetën asnjë të dhënë. 54 vjeçari nga Burgenlandi i Austrisë nuk kishte asnjëherë leje të qarkullimit, ndërkohë ai kishte vozitur për më shumë se tri dekada, shkruan “heute.at” transmeton “albinfo.ch”

Ndalimi i tij u bë në kryqëzimin e Hartberg-ut derisa ai po shkonte për në Graz.

Policia menjëherë ia konfiskoi çelësat e automoblit si dhe i mori shënimet për kundërvajtje.