Sport

350 mijë euro për Mustafin nëse e fiton Botërorin

Të gjithë lojtarët e Gjermanisë do të fitojnë nga 350 mijë euro nëse fitojnë Kampionatin Botëror

Gjermania është një nga favoritet kryesore për të fituar trofeun e Kupës së Botës. ‘Pancerat’ e kishin fituar në Brazil dhe do të mundohen të mbrojnë trofeun në Rusi, përcjell albinfo.ch.

Federata e Futbollit e Gjermanisë ka caktuar premitë për lojtarët dhe stafin nëse do të fitojnë Kupën e Botës për herë të pestë në histori.

Pasi të arrijnë në çerekfinale, Shkodran Mustafi me shokë do të fitojnë nga 75 mijë euro.

Në rast se arrijnë në gjysmëfinale, atëherë futbollistët do të shpërblehen me nga 125 mijë euro secili.

Gjermanët kanë vendosur që edhe nëse mposhtën në finale t’i shpërblejnë lojtarët e tyre me nga 200 mijë euro.

Ndërkohë, fitimi i Kupës së Botës do të ishte një bonus shtesë, pasi të gjithë lojtarët e grumbulluar do të fitonin nga 350 mijë euro.