Shqipëria

350 policë për ndeshjen Skënderbeu-Dinamo e Zagrebit

Policia ka kërkuar nga tifozët që të paijsen me biletë dhe me letërnjoftim si dhe të mos marrin me vete mjete që nuk lejohen

Policia në Elbasan ka shtuar masat e sigurisë në prag të ndeshjes kthyese të Play-Offit ndërmjet Skënderbeu-Dinamo e Zagrebit që pritet të zhvillohet nesër në mbrëmje në stadiumin “Elbasan Arena”, transmetonalbinfo.ch. Ajo ka njoftuar se ka angazhuar 350 pjesëtar shtesë të policisë ndërsa ka treguar së në disa akse rrugore do të ndalohet qarkullimi i veturave.

Policia ka kërkuar nga tifozët që të paijsen me biletë dhe me letërnjoftim si dhe të mos marrin me vete mjete që nuk lejohen. “Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në rrugën “11 Nentori” nga Kryqëzimi i Romëve”, deri tek dalja në unazë. Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit. Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon të gjithë qytetarëve që të minimizojnë më datën 24 Gusht 2017, duke filluar nga ora 16:00 lëvizjet e tyre me automjete brenda qytetit të Elbasanit”, thuhet në njoftimin e policisë.