Bota

38-vjeçari plagoset nga prindërit e së dashurës 18-vjeçare

Një shtetas 38-vjeçar nga Maqedonia, është plagosur rëndë me disa goditje me thikë për shkak të një lidhje që kishte me një 18-vjeçare, shkruan “RTL”, përcjell Albinfo.ch.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e përbashkët në Beiden in Hassloch.

Dyshohet se prindërit e vajzës së re dhe i dashuri i saj kanë filluar zënkën mbrëmjen e së martës, pohojnë nga Prokuroria në Frankenthal dhe policia në Rheinpfalz, gjatë ditës së mërkurë. Shtetasi 38-vjeçar nga Maqedonia është dërguar në spital.

Prindërit e vajzës me shtetësi serbe, janë arrestuar menjëherë pas aktit. Ata janë në paraburgim dhe babai është i moshës 39-vjeçare, ndërsa e ëma 36-vjeçare.