Bota
4 të vdekur e 20 të lënduar pas një sulmi në një gazetë në SHBA
Sipas autoriteteve lokale, agresori është vënë në pranga. Ai ka shkrepur armën mbi njerëz të shumtë që ndodheshin në këtë objekt
Redaksia e gazetës “Capital Gazette” në Annapolis, kryeqyteti i Merilendit në SHBA, është mbuluar nga gjaku, pas një sulmi që sipas “Fox News” ka shkaktuar katër viktima dhe 20 të plagosur.
Sipas autoriteteve lokale, agresori është vënë në pranga. Ai ka shkrepur armën mbi njerëz të shumtë që ndodheshin në këtë objekt.
John McNamara, i cili ka punuar për gazetën dhe është redaktor i Bowie Blade-News dhe gazetës së Crofton-West County, është konfirmuar në mesin e personave mbi të cilët është qëlluar, përcjell albinfo.ch.
Nuk është e qartë nëse ai është në radhët e të plagosurve apo viktimave.
Phil Davis, reporter i kësaj gazete, ka konfirmuar se disa njerëz janë qëlluar.
Kurse praktikanti në këtë gazetë, Anthoni Messenger, ka shkruar në Twitter, “një person po sulmon me armë zjarri në ‘888 Bestgate’, ju lutem na ndihmoni”.
Guvernatori i Marylandit, Larry Hogan tha në Twitter se ai ishte “absolutisht i shkatërruar” dhe ishte në kontakt me autoritetet. Presidenti Donald Trump është informuar për të shtënat, sipas gazetarëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe