Kosova
Me 40 mijë veta, kosovarët përfituesit më të mëdhenj të “Ndihmës për kthim”
Nga viti 1997 nga ky program kanë përfituar mbi 90 mijë azilkërkues. Numrin më të madh të të kthyerve në këtë kuadër, me 40 mijë sish, e përbëjnë kosovarët
„Ndihma për kthim“, një program i Qeverisë së Zvicrës për mbështetjen materiale të refugjatëve që kthehen nga Zvicra, ka mbushur 20 vjet. Në solemnitetin e mbajtur sot për nder të këtij përvjetori, kjo ndihmë është vlerësuar e suksesshme dhe, autoritetet më të larta të vendit kanë konstatuar se ajo ka realizuar qëllimin për të cilin është krijuar.
Fakti se Zvicra u jep para refugjatëve të vullnetshëm për t`u kthyer në vendet e prejardhjes, është pjesë përbërëse e politikës së besueshme të azilit që udhëheq Zvicra, shkruan sda.ch. “Respektimi i vullnetit të lirë është synimi ynë më i lartë me rastin e kthimit”, ka thënë ministrja e drejtësisë, Simmonetta Sommaruga për emsionin “Tagesschau” të Televizionit Publik, SRF.
Ndihma që Zvicra e ofron në këtë mënyrë, i kushton Zvicrës më pak se sa po të mbaheshin me vite të tëra këtu refugjatët që nuk i plotësojnë kushtet, ose të ktheheshin dhunshëm, transmeton albinfo.ch. Deri më tash, federata ka dhënë 155 milionë franga për kthim dhe për këshillimin për kthim.
Refugjatët nga ky fond marrin për shembull para që u paguhet me rastin e lëshimit të Zvicrës, në aeroport. Ato para shërbejnë për të paguar udhëtimin dhe si kapital fillestar mbështetës për jetën në vendin e prejardhjes. Ndihma jepen po ashtu shpesh edhe si projekte ndërtimi dhe jo me para në dorë.
Thelb i programit është këshillimi për kthim, i cili e lehtëson riintegrimin në vendin e prejardhjes, thuhet në një kumtesë të lëshuar nga SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion) në 20 vjetorin e programit.
Në veçanti azilkërkuesit që kanë shanse të vogla për azil duhet të motivohen për njüe kthim të tillë, duke evituar kështu kthimin e detyruar.
Nga viti 1997 nga ky program kanë përfituar mbi 90 mijë azilkërkues. Numrin më të madh të të kthyerve në këtë kuadër, me 40 mijë sish, e përbëjnë kosovarët. Fjala është për kthimin masiv vullnetar të refugjatëve kosovarë në vitet 1999-2000, shkruan albinfo Pas tyre vijnë refugjatët e Bosnjës, me 10.000 veta.
Gjatë pesë viteve të fundit, nga Zvicra kthehen duke marrë ndihmën në fjalë, mesatarisht nga 230 persona në muaj, në mbi 60 vende të ndryshme.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?