Sport

40 minuta panik në aeroplanin e kombëtares së Shqipërisë

Aeroplani nuk ka mundur të ulej në orar në aeroportin e Rinasit, për shkak të motit të keq dhe për më shumë se 40 minuta është detyruar të qëndrojë në ajër

Shqipëria u mund mbrëmë nga Spanja me rezultatin 3-0, por ky nuk ka qenë problemi i vetëm për kuqezinjtë. Gjatë kthimit për në Shqipëri me aeroplanin çarter, ku ndodheshin stafi së bashku me futbollistët si dhe një grup biznesmenësh dhe mbështetës së Kombëtares ka pasur disa momente paniku.

Panorma sport raporton se aeroplani nuk ka mundur të ulej në orar në aeroportin e Rinasit, për shkak të motit të keq dhe për më shumë se 40 minuta është detyruar të qëndrojë në ajër.

Çarteri i kuqezinjve, u ul në Shqipëri në orën 04:30. Ky moment shkaktoi panik si tek ekipi kombëtar ashtu edhe tek sportdashësitit.