Kuriozitete

400 fëmijë realizojnë pikturë të mrekullueshme për rekordin e ri

Me gjatësi 50 metra dhe gjerësi 2 metra, fëmijët kanë arritur të thyejnë rekordin e shkuar që ishte 44.46 metra i gjatë dhe 1.72 i gjerë

Nxënësit e komunës Defne në Turqi  kanë dëshmuar se mosha nuk është pengesë kur bie fjala që të thyhen rekorde me art.

400 fëmijë dhe mësuesit e tyre janë mbledhur bashkë për të krijuar Pikturën më të madhe të mermertë në Antakya, transmeton Albinfo.ch.

Me gjatësi 50 metra dhe gjerësi 2 metra, fëmijët kanë arritur të thyejnë rekordin e shkuar që ishte 44.46 metra i gjatë dhe 1.72 i gjerë. Edhe ai rekord ishte vendosur në Turqi më 2013.

https://www.youtube.com/watch?v=rwH_Iua9j7k