Bota

44 udhëtarë vdesin pas rrëzimit të autobusit

44 persona kanë humbur jetën kur një autobus u rrëzua në veri të Indisë.

Ngjarja ka ndodhur në veri të Indisë, kur autobusi ka humbur drejtimin dhe u rrëzua në humnerë, duke shkaktuar vdekjen e 44 udhëtarëve.

Sipas mediave shqiptare, përveç të vdekurve edhe disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sa i përket njësive të kërkim shpëtimit, kjo e fundit është vështirësuar shkaku i motit të keq, shkruajnë mediat shqiptare përcjell Albinfo.ch.

Autobusi po transportonte punëtorë të përditshëm nga Bhaun në Ramnagar.

India ka rrugët më vdekjeprurëse në botë, ku më shumë se 110 mijë njerëz në vit humbasin jetën.