Kosova

48 orë ndalim për biznesmenin që tentoi të vetëdigjej

Pronari i ujit "Kika", tentoi t’i vë flakën vetes në pronën e tij në shenjë proteste ndaj vendimi të gjykatës e cila ka lejuar shtrirjen e rrjetit të tensionit të lartë në pronën e tij e që Bajra thotë se aty kishte planifikuar ta ndërtonte fabrikën e re të ujit

Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit i ka shqiptar masën e ndalimit prej 48 orësh biznesmenit nga Kamenica, Avdulla Bajra, i cili tentoi të vetëdigjej.

Pronari i ujit “Kika”, tentoi t’i vë flakën vetes në pronën e tij në shenjë proteste ndaj vendimi të gjykatës e cila ka lejuar shtrirjen e rrjetit të tensionit të lartë në pronën e tij e që Bajra thotë se aty kishte planifikuar ta ndërtonte fabrikën e re të ujit.

Bashkë me të janë arrestuar edhe dy djemtë e tij, por që më pas janë liruar, përcjell albinfo.ch.

Fillimisht kompania “Air Energy” i kishte kërkuar Bajrës që të lejojë që nëpër pronën e tij të vendosen lartpërçuesit e tensionit të lartë, por Bajra nuk e kishte pranuar dhe rastin e kishte dërguar në Gjykatë, e cila vendosi në favor të kompanisë tjetër.

Familjaret e tij thonë se do të ankohen në Apel ndaj vendimit, pasi ai ka mbrojtur pronën e tij. Avdulla Barja është ankuar edhe në të kaluarën për mos mbështetje nga shteti dhe për diskriminim nga KEDS-i.

https://www.facebook.com/arbnor.bajra.1/videos/2120269028208981/