Bota

484 emigrantë shpëtuan në ujërat e Detit Mesdhe

Rojet bregdetare italiane njoftojnë se anijet në Mesdhe, të shtunën, shpëtuan 484 emigrantë, ndërsa ata gjetën trupat e shtatë meshkujve që u mbytën.

Veprimi i përbashkët i Gardës italiane bregdetare, Marinës, një grup humanitar dhe dy anije private arritën të shpëtojnë emigrantët në katër varka gome, njoftoi Reuters, përcjell albinfo.ch

Këtë vit më shumë se 45 mijë emigrantë arritën në brigjet e Italisë me anije nga Afrika e Veriut, që është 40 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 1.222 njerëz vdiqën në atë rrugë të rrezikshme.

Shumica e emigrantëve që vijnë në Itali nga deti vijnë nga Afrika ose Bangladeshi dhe paguajnë trafikantët nga Libia, të cilët organizojnë bartjen e tyre rrugës në Evropë.