Integrimi

5 për qind e banorëve, në shtëpi e flasin shqipen

Pas italishtfolësve, që janë 6 për qind, vijnë hqiptarët ose shqipfolësit me 5 për qind. Pas tyre në radhë vijnë të huajt që flasin portugalisht dhe ata që e flasin serbishten ose kroatishten, me nga 3 për qind secili grup

35 për qind e banorëve të Kantonit Thurgau kanë prejardhje të huaj. 80 për qind prej tyre i takojnë gjeneratës së parë të të huajve pra kanë qenë vetë ata që kanë ardhur nga jashtë dhe 20% janë pasardhës të tyre. Por nga këto kategori, 30 për qind, gjegjësisht 50 për qind janë të natyralizuar, bën të ditur Zyra për statistikë e kantonit, shkruan tagblatt.ch.

Pavarësisht nga përkatësia shtetërore, 83 për qind të banorëve të kantonit kanë deklaruar se në shtëpi e flasin gjermanishten e Zvicrës (Schweizerdeutsch), transmeton albinfo.ch. Kjo përqindje është e barabartë me atë të gjithë Zvicrës gjermane. Megjithatë në Kantonin më të madh fqinj, atë të Cyrihut gjermanishtja e Zvicrës flitet më pak, gjegjësisht nga  vetëm 76 për qind e popullatës.

Ndërkaq pjesa që mbetet, pra 17 për qind e banorëve të Kantonit Thurgau që në shtëpi nuk  flasin “schweizerdeutsch”, ndahet në mes të italishtfolësve, që janë 6 për qind, shqiptarëve ose shqipfolësve, 5 për qind dhe atyre që flasin portugalisht dhe serbisht e kroatisht, nga 3 për qind secili grup.

Me fjalë tjera, me 5 për qind folës të shqipes mund të konsiderohet se në këtë kanton jetojnë më shumë shqiptarë se në mesataren e Zvicrës, që, është reeth 3 për qind, shkruan albinfo.ch