Sport

5 shqiptarë përforcim për kombëtaren e Zvicrës

Gazeta zvicerane "Blick" i ka propozuar slektorit të kombëtares së Zvicres të angazhojë futbollistët shqiptarë

 Pas barazimit të Zvicrës në Bullgari (0:0), ku janë zvogëluar edhe më shumë mundësitë që kjo kombëtare të kualifikohet për Euro 2012, Gazeta zvicerane “Blick”, i ka propozuar selektorit Ottmar Hitzfeld 30 futbollistë që ai duhet të marrë në konsideratë për të rinovuar ekipin.

Në këtë listë figurojnë madje 6 futbollistë shqiptarë të rinj si; Frederik Veseli (Manchester City), Granit Xhaka (Basel), Pajtim Kasami (Palermo), Amir Abrashi (Grasshopper) dhe Admir Mehmedi (Zurich). Veseli, Xhaka dhe Kasami janë kampion bote me U-17 të Zvicrës, kurse Abrashi, Adili dhe Mehmedi kanë dëshmuar cilësi në kampionatin kombëtar.

Në dy vjetët e fundit për kombëtaren e Zvicrës janë: Valon Behrami (Fiorentina), Xherdan Shaqiri (Basel) dhe Blerim Xhemajli (Parma