Zhvillim

50 mijë viza të punës për vendet e Ballkanit Perëndimore

Këtë të drejtë më së shumti e kanë shfrytëzuar qytetarët nga Kosova, të cilët kanë ndjekur rregullat e procedurave të azilit. Numri i kosovarëve u rrit për 263 % ose 16 400 persona, të ndjekur nga boshnjakët me 15 400

Ata që kanë një ofertë punë nga Ballkani Perëndimor mund të vijnë në Gjermani. Dhjetëra mijëra të tillë kanë marrë lejen, por kjo nuk vlen për të gjithë, shkruan ‘zeit.de’.

Fillimi i vitit 2016 ka nisur me programin për punëkërkuesit nga Ballkani Perëndimor. Në 11 muajt e parë të vitit 2016, Agjencia e Punësimit Federal ka bërë të ditur se ka tre herë më shumë burra dhe gra që punojnë nga Ballkani, sesa një vit më parë. Kjo tregon qartë për përparimin e bërë, përcjell albinfo.ch.

Në total prej 50 mijë  vetash:  shqiptarë, boshnjakë, serbë, malazezë, maqedonas dhe kosovarë kanë marrë leje të punës deri në nëntor të vitit 2016. Ata kanë ndjekur edhe një program trajnimi.

Këtë të drejtë më së shumti e kanë shfrytëzuar qytetarët nga Kosova, të cilët kanë ndjekur rregullat e procedurave të azilit. Numri i kosovarëve u rrit për 263 % ose 16 400 persona, të ndjekur nga boshnjakët me 15 400. Në më shumë se 10 mijë raste, kërkesa për të punuar është refuzuar nga Agjencia Federale e Punësimit.