Shqipëria

51 shtëpi në Gjirokastër rrezikojnë të shemben

Qyteti i Gjirokastrës është propozuar nga disa organizata që të hyjë në  listën e shtatë vendeve më të rrezikshme të trashëgimisë kulturore në Evropë.

Këta ekspertë janë kritikë për mënyrën e menaxhimit të trashëgimisë së mbrojtur që po e bën UNESCO, përcjell albinfo.ch.

Sipas tyre, Gjirokastra është në fazën emergjente dhe kërkohet ndërhyrja ndërkombëtare për të ndaluar degradimin.

Ata kanë evidentuar të paktën 51 shtëpi që rrezikojnë të shemben.