Bota

53 raste të zjarreve në Suedi gjatë ditës së sotme

Suedia është duke u përballur me zjarre të mëdha.

Suedia po përballet me zjarret të cilat po ndodhin për shkaqe thatësire dhe temperatura rekorde.

Sipas BBC, zjarret po vazhdojnë të tërbojnë Suedinë ndërsa vendi po përpiqet të merr masa ndaj dy efekteve të kombinuara, temperaturat dhe thatësinë, përcjell Albinfo.ch.

53 zjarre individuale kanë ndodhur vetëm gjatë ditës së diel, kanë thënë zyrtarët e emërgjencës.

Për t’i ndihmuar në lidhje me këto zjarre kanë dërguar ndihmë Italia, Gjermania, Polonia dhe Franca.

Duke pasur parasysh temperaturat, emërgjenca është në garë kundër kohës për të marrë nën kontroll zjarret.