Shqipëria

560 mijë turistë vizituan këtë vit qytetin e Shkodrës

Këtë qytet këtë vit e kanë vizituar mbi 560 mijë turistë, që janë gati 35% më shumë vizitorë se vitin e shkuar

Qyteti i Shkodrës është shndërruar në një atraksion turistik në Shqipëri. Shkodra me rrethinat e saj është e njohur për  qendrat e turizmit natyror, historik dhe të aventurës.  Mund të gjesh gjithçka në këtë vend, që pa u futur në të në plazhin e Velipojës, veriu i detit Adriatik, në liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës, kalanë e famshme të Rozafës, Thethin, perlë e Alpeve shqiptare dhe shumë vende të tjera.

Këtë qytet këtë vit e kanë vizituar mbi 560 mijë turistë, njofton Administrata e zonave të Mbrojtura që menaxhon territorin natyror të këtij qarku.

“Janë gati 35% më shumë vizitorë se vitin e shkuar”, ka thënë për ATSH Drejtori i ADZM-së për qarkun Shkodër, Agim Dardha.