Zhvillim

58 punëtorë nga Kosova në Gjermani

58 punëtorë kosovarë pas përgatitjes 10 mujore do të fillojnë shkollimin profesional në Gjermani

Agjencioni për Përkrahje të Punësimit në Kosovë (APPK) ka zhvilluar takimin përmbyllës me 58 punëtorë kosovarë, të cilët pas përgatitjes 10 mujore do të fillojnë shkollimin profesional në Gjermani, raporton “Kosovapress”.

 

APPK e ka zhvilluar këtë projekt në bashkëpunim me Diakoninë për shkak se punëdhënësit që janë në Gjermani kanë treguar interesim të shkëlqyeshëm ka vazhduar edhe bashkëpunimi i suksesshëm, përcjell albinfo.ch.

 

Përfaqësuesi nga Ambasada Gjermane në Kosovë, Marten Menger tha se i gëzohet faktit që sheh këta të rinj kosovarë që do të vazhdojnë shkollimin dhe aftësimin në Gjermani.

 

Ndryshe, shkollimi dhe aftësimi profesional që do të zgjasë tri vite, do të realizohet në kuadër të projektit “Migrimi legal i qytetarëve të Kosovës në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani”.