Shkurt.ch

6 viktima brenda 24 orëve në Alpet e Zvicrës

Aksidenti më i ri është regjistruar në pikën Castor, në lartësinë prej 4200 metrash të Alpeve, nga ana zvicerane. Viktima që ka pësuar nuk është identifikuar akoma

Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, të  dielën dhe sot, e hënë, në zonën Monte-Rosa, të Alpeve në kufirin në mes të Zvicrës dhe Italisë kanë ndodhur disa aksidente të rënda, të cilat së bashku kanë marrë gjashtë viktima.

Aksidenti më i ri është regjistruar në pikën Castor, në lartësinë prej 4200 metrash të Alpeve, nga ana zvicerane, bën të ditur agjencia italiane e lajmeve Ansa. Viktima që ka pësuar nuk është identifikuar akoma.

Të dielën, tre alpinistë zviceranë janë zënë nga një ortek që i ka mbytur në vendin e ngjarjes ndërsa dy alpinistë gjermanë kanë rënë në një greminë 400 metra të thellë ku kanë gjetur vdekjen.

Masivi Monte Rosa gjendet në kufirin Zvicër-Itali ndërsa amja më e lartë e tij, Dofour, me 4634 metra lartësi ndodhet në pjesën zvicerane.