Kosova

62 aksidente për një ditë

Vetëm gjatë ditës së djeshme është raportuar për 62 aksidente në vende të ndryshme të Kosovës

Në Kosovë po rritet numri i aksidenteve në komunikacion. Vetëm gjatë ditës së djeshme është raportuar për 62 aksidente në vende të ndryshme të Kosovës.

Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, që disa herë ka bërë thirrje që shoferët të jenë më të kujdesshëm, dhe të mos vozisin me shpejtësi të madhe, përcjell albinfo.ch.

Vetëm gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, në Kosovë kanë humbur jetën 84 persona, apo 13 më shumë se vitin e kaluar.

Sipas mediave vendore, në tetë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 12 017 aksidente, që është numër përafërsisht i njëjtë me atë të vitit të kaluar