Shkurt.ch

63 miliardë franga është shuma e parave të trashëguara në Zvicër

Sipas studimit, 63 miliardë franga korrespondojnë me rreth 10 për qind të prodhimit ekonomik të një viti në Zvicër

Rreth 63 miliardë franga është shuma e parave e trashëguar në mes të zviceranëve gjatë vitit 2015. Këtë përfundim e ka nxjerrë një studim të cilin e ka sponsoruar emisioni “Tagesschau” i televizionit publik të Zvicrës SRF dhe e ka realizuar “Büro Bass”.

Për të realizuar këtë studim, është bërë vlerësimi i të dhënave mbi pasurinë dhe mbi vdekshmërinë, në kantone të ndryshme.

Sipas këtyre të dhënave, 63 miliardë franga korrespondojnë me rreth 10 për qind të prodhimit ekonomik të një viti në Zvicër.

Më tutje, studimi konstaton se pasuritë e trashëguara, pothuaj janë dyfishuar gjatë njëzet viteve të fundit. Një shkak për këtë është ngritja e çmimeve të patundshmërive, thotë udhëheqësi i ekipit që ka bërë studimin, Mario Morger nga “Büro Bass”.