Shkurt.ch
65% të zviceranëve janë kundër heqjes së taksës për radio dhe televizion
Kundër “No Billag”-ut do të votonin 65%, sipas gjendjes së konstatuar nga sondazhi më i ri, i realizuar nga instituti për hulumtimin e oponionit publik “gfs bern”
Sikur votimi të bëhej nga mesi i shkurtit, populli zviceran me të drejtë vote do të votonte bindshëm kundër iniciativës “No Billag”. Siç dihet, iniciativa në fjalë kërkon që të hiqet taksa që paguajnë zviceranët për mbajtjen e transmetuesit publik SRG (radios dhe televizionit).
Kundër “No Billag”-ut do të votonin 65%, sipas gjendjes së konstatuar nga sondazhi më i ri, i realizuar nga instituti për hulumtimin e oponionit publik “gfs bern”, shkruan sda.ch. Dhe kjo tregon për një rritje prej 5% në krahasim me sondazhin e fundit, të realizuar nga mesi i muajit janar 2018. Ndryshe, 33% do të votonin pro No Billag-ut, ose 5% më pak se në janar, transmeton albinfo.ch.
Votimi në nivel nacional bëhet më 4 mars. Po atë ditë votohet edhe për iniciativën “Rendi Financiar 2021”. Për këtë, sipas sondazhit të përmendur do të votonin 74% të të anketuarve, përcjell albinfo.ch. Ajo kërkon që të vendoset baza juridike që federata të mund të nxjerrë në mënyrë të drejtpërdrejtë tatimin federal dhe atë mbi vlerën e shtuar edhe në 15 vitet në vijim.
Nga iniciativa “No Billag” e shohin veten të rezikuar sidomos komunitetete jo shumicë në Zvicër, si pjesa italiane, ajo retromane dhe grupet margjinale, përfshirë komunitetet me prejardhje të huaj, të cilat, pa financim shtetëror nuk janë në gjendje të sigurojnë informim cilësor dhe të paanshëm.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?