Kosova
6500 raste të gripit për një javë në Kosovë
Vetëm gjatë javës së parë të shkurtit në tërë Kosovën janë paraqitur 6.451 raste me grip
Situata e gripit sezonal në Kosovë ka marrë përmasa më të mëdha. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se ka shpallur epidemi të gripit, raporton KTV.
Vetëm gjatë javës së parë të shkurtit në tërë Kosovën janë paraqitur 6.451 raste me grip, duke shënuar dyfishin e të prekurve krahasuar me javën e fundit të janarit, përcjell albinfo.ch.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës tregojnë se më të prekurit janë fëmijët nën moshën 5 vjeçare.
Numri i fëmijëve që po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë në QKUK është 130.
Por në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Prishtinë tregojnë se situatë e njëjtë ka qenë edhe muajin nëntor dhjetor të vitit të kaluar, andaj nuk ka nevojë për panik.
Prindërve u këshillohet që fëmijët e prekur nga gripi të qëndrojnë në shtëpi, të rrisin konsumimin e lëngjeve dhe të mbajnë pastërtinë personale.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe