Kosova

7 të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë

Pesë të mitura kanë pësuar lëndime në këtë aksident, ku ishte e përfshirë edhe një veturë me tabela të Gjermanisë, por që janë jashtë rrezikut për jetën.

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Mitrovicës, vetëm pak orë pas aksidentit të rëndëm, ku humbi jetën një 21-vjeçar. Pesë të mitura kanë pësuar lëndime në këtë aksident, ku ishte e përfshirë edhe një veturë me tabela të Gjermanisë, por që janë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Zhabar – Mitrovicë, ndërsa me urdhër të Prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.