Bota

7 viktima në sulmet e reja në Londër

Shtatë të vdekur dhe disa të plagosur, ishte bilanci i sulmeve të mbrëmshme në Londër, pasi një minibus me shpejtësi hyri në një zonë këmbësorësh në urën e Londrës (London Bridge), raporton BBC.

Ndërkohë bilanci i viktimave të sulmeve në Londër është ngjitur në 7.

……

Dëshmitarët thanë se policia e armatosur ishte në vendin e ngjarjes, pasi minibusi i bardhë u përplas me njerëzit.

Mediat raportojnë se ka pasur sulme të tjera me thikë në një restorant në afrësi të urës, e cila ishte mbyllur në të dy drejtimet.

Gazetari i BBC-së në kohën e incidentit ishte i pranishëm në urë dhe tha se shoferi i minibusit ishte duke vozitur me shpejtësi rreth 80 km/h.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka thënë se incidentet në Londër trajtohen si akte të mundshme terrorizmi.