Uncategorized

70% e të burgosurve kanë votuar në Maqedoni

Sot po mbahen zgjedhjet në Maqedoni, ku qytetarët kanë filluar të votojnë që nga orët e hershme të mëngjesit, derisa nuk është raportuar për parregullsi.

Ndërkohë, ditën e djeshme kanë votuar të burgosurit. Siç raportojnë mediat vendase, rreth 70 % e të burgosurve kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre, përcjell albinfo.ch.

1.882 votues të regjistruar dhe të identifikuar si të burgosur kanë pasur të drejtën të votojnë në 13 vende për vuajtje të dënimit.

Këto janë zgjedhjet e gjashtë lokale në Maqedoni, derisa po votohet  në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e pushtetit lokal.

Për këto zgjedhje kanë ardhur të votojnë edhe shumë mërgimtarë.