Manifestime

70 vjetori i çlirimit të Aushvicit në kuadrin e ekspozitës “Besa”

Aktiviteti mbahet me rastin e ditës përkujtimore të Holokaustit. Kjo ditë do të lidhet me përvjetorin e 70-të të çlirimit të robërve nga kampi i përqendrimit Auschwitz

Në kuadrin e ekspozitës së fotografive “Besa-një kod nderi” që është e hapur në Lucern mbahet një aktivitet special me rastin e ditës përkujtimore të Holokaustit. Kjo ditë do të lidhet me përvjetorin e 70-të të çlirimit të robërve nga kampi i përqendrimit Auschwitz. Aktiviteti mbahet në Kornshütte Luzern dhe është me karakter të hapur. Do të marrin pjesë personalitete të larta nga politika si: ambasadorja e SHBA-së në Zvicër, Suzan G. LeVine, ambasadori i BE-së, Richard Jones, Ambasadori i Izraelit, Yiagal Caspi, ambasadori i Shqipërisë, Ilir Gjoni dhe ambasadori i Kosovës, Naim Malaj. Mikpritës dhe organizatorë të mbrëmjes janë ekipi i organizimit te ekspozitës “Besa” që mbahet nën patronatin e Qendrës për përkujtimin e holokaustit Yad Vashem, Jerusalem. Me fjalët e tyre përshëndetëse do të paraqiten përfaqësuesja e ekzekutivit të qytetit të Lucernit, Ursula Stämmer-Horst, ambasadorja e SHBA-së në Bernë Suzan G. LeVine, ambasadori i BE-së, Richard Jones, kryetarja e Federatës së shoqatave hebrenje për përkujdesje, Gabrielle Rosenstein. Ndërsa fjalime do të mbajnë: Elisabeth Kopp, ish ministrja e parë zvicerane, në temën “ Mendime lidhur me Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit” dhe autori i ekspozitës “Besa” dhe i filmit Norman H. Gerschman. Një lutje për viktimat e holokaustit do ta bëjë rabini Chaim Druckmann. Për pjesën muzikore të mbrëmjes do të kujdeset dueti “Modus Duo” (Omri Hason dhe Antonello Messin”. Mbrëmja përkujtimore mbahet më 27 janar në Kornshütte, Luzern, me fillim në orën 18.00.

[contact-form-7 id=”76287″ title=”Rregjistrimi për konferencë”]

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/70-vjetori-i-clirimit-te-aushvicit-ne-kuadrin-e-ekspozites-besa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.