Shkurt.ch

Iniciativë kundër Institutit për Studime Islame në Freiburg

SVP druan se Kantoni i Friburgut dikur do të mund të fillonte në këtë universitet edhe shkollimin e imamëve

SVP/UDC e kantonit të Freiburgut është duke lancuar një iniciativë popullore kundër Institutit për studime islame në Universitetin e Freiburgut. Këtë vendim e ka marrë kryesia qendrore e kësaj partie.

Instituti i përmendur  ose siç emërtohet Qendra për studime islame dhe shoqërore në kuadrin e Universitetit të Freiburgut, ka filluar punën në fillim të këtij viti. Ai punon në kuadrin e Fakultetit Teologjik dhe studimet në të janë të orientuara në kërkimet për islamin dhe për dialogun ndërreligjioz, thuhet në universitet.

SVP druan se Kantoni i Friburgut dikur do të mund të fillonte në këtë universitet edhe shkollimin e imamëve. Kjo parti në komunikatën e saj siguron se iniciativa nuk është e drejtuar kundër myslimanëve. Sipas drejtorit të institutit, Hansjörg Schmid nuk bëhet fjalë për ndonjë shkollë të kuranit që shkollon imamë por për një qendër që promovon debatin kritik mbi islamin dhe me këtë synon integrimin e myslimanëve