Bota

75 mijë të papunë pas Brexit-it

Banka e Anglisë pret që Britania të humbë rreth 75,000 vende pune në shërbimet financiare, pasi vendi të largohet nga BE-ja më 2019.

“Zyrtarët e lartë të bankës përdorin këtë shifër si një “skenar të mundshëm”, veçanërisht në qoftë se nuk arrihet një marrëveshje konkrete për shërbimet financiare ndërmjet BE-së dhe Britanisë”, raporton redaktori i ekonomisë në BBC, Kamal Ahmed, përcjell albinfo.ch.

Ai shtoi se banka beson se ky numër mund të ndryshojë në varësi të kushteve nën të cilat Britania do të largohet nga BE-ja.

Banka aktualisht vlerëson planet për emergjencat në kompanitë që janë të angazhuara në ofrimin e shërbimeve financiare për të reduktuar ndërprerjet e mëdha në Brexit.