Fotolajmi
8 milionë automjete Volkswagen, të manipuluara në BE
Skandali me manipulimin e automobilave gjermanë Volkswagen ka filluar në SHBA, por tani tregon se shumica e automobilave janë të prekur edhe në Evropë.
Në përgjithësi, rreth 11 milionë automobila janë manipuluar brenda Bashkimit Evropian (BE), mirëpo vetëm 8 milionë janë konfirmuar, tha një zëdhënës i VW për gazetën “Wolfsburg Handelsblatt”.
Gazeta tha se të gjithë anëtarët e Bundestagut janë të informuar për rastin.
Kompania kërkoi falje për “sjelljen e gabuar të disa personave” dhe premton se Këshilli Mbikëqyrës me ndihmën e avokatëve gjermanë dhe amerikanë ka për të ndjekur një “proces korrekt”.
Për të gjitha gjobat dhe për të mbuluar shpenzimet e servisimit Volkswagen AG ka njoftuar tashmë se ka siguruar 6.5 miliardë euro.
Sipas departamentit financiar DPA, nga prodhuesi shqyrtohen skenarë të ndryshëm me zhvillim negativ, duke marrë parasysh efektet për shkak të shkurtimeve të mundshme në klasifikimin e kredive, rënia në shitje dhe gjoba papritur të larta.
Disa ditë më parë u bë e qartë se 5700 makina të reja të markave Volkswagen dhe Audi janë prekur nga skandali edhe në Bullgari.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?