Shkurt.ch

80 për qind e refugjatëve vijnë “me ndihmën” e trafikantëve

Biznesi i kontrabanduesve të refugjatëve po lulëzon. Edhe në Zvicër vijnë “kamionë me emigrantë të fshehur”. Një taskë forcë e re pritet të ndryshojë pak biznesin e tyre.

Bëhet fjalë për bandat e trafikimit me qenie njerëzore. Sipas një studimi, 80 për qind e azilkërkuesve vijnë me ndihmën e tyre në Zvicër – një biznes tejet fitimprurës.

Ofertat e tilla janë me kosto të ulët në krahasim me kontrabandën luksoze, nga ajri, toka apo deti, shkruan Argauerzeitung, përcjell albinfo.ch.

Çmimet variojnë nga disa qindra në disa mijëra franga. Sipas raportit të Zyrës Federale të Policisë (Fedpol), emigrantët mund të joshen në vendet e origjinës në mënyrë specifike nëpërmjet reklamave në gazeta, në internet ose nëpërmjet agjencive të udhëtimit.

Shumë refugjatë nuk i mbijetojnë udhëtimit rë rrezikshëm për në Evropë. Rreth 20 000 njerëz kanë humbur jetën në dy dekadat e fundit në kufijtë e Evropës. Tani 71 emigrantët duhet të numërohen në mesin e këtyre numrave tragjikë që janë zbuluar këtë javë në një kamion në një autostradë në Austri.