Maqedonia
81,5 vjet burg për sulmuesit e Ziadin Selës
Gjykata Penale e Shkupit dënoi sot me gjithsej 81,5 vjet burg shtatë të akuzuarit për tentimin për vrasjen e deputetit Ziadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar, kur turma maqedonase hyri me dhunë në Kuvendin e Maqedonisë.
Kire Georgievski u dënua me 13 vjet burg, Oliver Oshavkovski me 10.5, Nikollçe Dimitrievski me 10.5, Aleksandar Janeveski-Toshta me 13 vjet, Andrej Micov me 10.5, Nikolla Vojminovski me 13.5 dhe Kosta Dellov me 10.5 vjet burg, raporton Portalb.mk, përcjell albinfo.ch.
Aktvendimin e shqiptoi gjykatësja Sllavica Andreevska, e cila kërkoi që të akuzuarit të dërgohen drejt në burg.
Dënimi është relativisht i lartë për shkak se dhunuesit kanë sulmuar deputetin, i cili zgjidhet nga populli, si dhe e kanë sulmuar në organin më të rëndësishëm shtetëror.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?