Bota
840 ura në Francë rrezikojnë të shemben
Shtohet frika pas shembjes së urës në Gjenova të Italisë
Një auditim ndaj qeverisë franceze ka dalë me përfundimin se 840 ura franceze kanë dëmtime shumë serioze dhe kërcënojnë shembjen.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar një infrastrukturë të re, por presioni është rritur pas kolapsit të një ure në Gjenova të Italisë që la të vdekur 43 persona, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
Auditimi i publikuar të dielën nga gazeta ditore “Journal du Dimanche” deklaroi se nga 12,000 ura në Francë, çdo e treta ka nevojë për riparim dhe 7 për qind, apo 840 ura janë në rrezik të shembjes, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Transportit, Elisabeth Borne, deklaroi se mirëmbajtja e urave është prioritet yni.
Tragjedia në Gjenova ka mobilizuar jo vetëm Italinë, por thuajse gjithë Evropën, për t’i mirëmbajtur urat dhe për t’i rinovuar ato të vjetrat.
43 ishte bilanci i të vdekurve në qytetin italian, në mesin e tyre edhe dy shqiptarë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?