Bota

877 sulme mbi qendrat e refugjatëve në Gjermani

Në vitin 2015, kur kriza e refugjatëve në Gjermani arriti kulmin e saj, janë kryer 1.031 sulme në qendrat e refugjatëve

Autoritetet gjermane kanë regjistruar nga janari deri në 28 nëntor 877 sulme në qendrat e refugjatëve në vend, njoftoi Zyra Federale e Policisë Kriminale.

Në 817 raste sulmuesit kanë kryer sulmet për shkak të motiveve ksenofobe. Në 348 raste kanë shkaktuar dëme në ndërtesa, ku janë akomoduar refugjatët. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 64 incidente që përfshijnë djegien dhe pesë raste me eksploziv.

Në vitin 2015, kur kriza e refugjatëve në Gjermani arriti kulmin e saj, janë kryer 1.031 sulme në qendrat e refugjatëve.

Në Gjermani vitin e kaluar arritën afërsisht 890 mijë kërkues të azilit. Nga janari deri në tetor të këtij viti Shërbimi Federal i Migracionit ka marrë më shumë se 645 mijë kërkesa për azil.