Lajme

9 nxënës nga “Prenk Jakova” në kursin master në Itali

Kjo është hera e dytë që nxënësit e kësaj shkolle arrijnë të fitojnë në master kursin “Muzika urë lidhëse mes popujve”

Në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren është mbajtur kursi master, ku kanë marrë pjesë instrumentistë nga vendet e Mesdheut, në mesin e të cilëve ishin edhe nxënësit e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” nga Gjakova.

 

Në mesin e 13 instrumentistëve më të mirë të këtij master kursi ishin edhe nëntë instrumentistë nga Gjakova, raporton “Syri Vision”.

 

Mësohet se këta nxënës në muajin shtator do të udhëtojnë në Itali, ku pas master kurseve që do të mbajnë do të interpretojnë në orkestrën e të rinjve të Mesdheut, përcjell albinfo.ch.

 

Drejtori i shkollës “Prenk Jakova” Kastriot Sada është shprehur se është krenar që nëntë nxënës gjakovarë arritën të jenë më të mirët nga gjithsej 13 instrumentistë nga tërë Kosova.

 

Kjo është hera e dytë që nxënësit e kësaj shkolle arrijnë të fitojnë në master kursin “Muzika urë lidhëse mes popujve”.

 

https://www.youtube.com/watch?v=fpMs_NXHJu4