Autotech

9 përmirësimet e telefonave për vitin 2018

Telefona më të shpejtë, më të mençur dhe më të sigurt do të vijnë në vitin 2018.

“Qualcomm”, prodhuesi më i madh i çipave të telefonave ka shpalosur sistemin e vet më të ri, Snapdragon 845, që sjell përmirësime të mëdha te telefonat.

Si truri i shumë telefonave të rinj, çipi i ri do të përmirësojë nga bateria e deri te kamerat.

Telefonat e parë që do të vijnë me Snapdragon 835 pritet të jenë Samsung Galaxy S9 dhe LG G7, transmeton Albinfo.ch.

Këto janë nëntë specifikat kryesore që do të përmirësohen me çipin e ri, sipas “Mashable”:

1. 30 për qind grafikë më të shpejtë

2. Zgjat jetën e baterisë – po ashtu 30 për qind më efikasë se telefonat e shkuar sa i përket baterisë

3. Internet më të shpejtë – në këtë çip vjen një modem i ri që mundëson 20 për qind internet më të shpejtë

4. Makinë mësimi më të mençur – Inteligjenca Artificiale do të jetë më efikase dhe do të ketë më shumë lidhje me sensorët për përgjigje më të shpejtë

5. Përmirësim në audion pa kabllo – do të reduktojë për 50 për qind shpenzimet e baterisë si dhe do të ketë përmirësim në kualitetin e audios

6. Ruajtje e sigurt e të dhënave – do të jetë një hapësirë e dedikuar “e sigurt” dhe të gjitha të rënat nga skanimet ruhen në atë hapësirë

7. Foto më të mira – përmirëson ngjyrat dhe pastërtinë e fotografive

8. Video-incizimet HDR – me çipin Snapdragon 845 do të mundësohet incizimi i videove me dinamikë ekstra më të lartë e me ngjyra më të pastra

9. Incizim i mrekullueshëm ‘slow-motion’ – me çipin e ri do të jetë shumë më efikasë incizimi i ngadalësuar duke e “ngrirë” veprimin deri në dyfish nga gjenerata aktuale.