Shqipëria
94% e fëmijëve në Shqipëri e shohin të ardhmen jashtë vendit
Studimi ka nxjerrë të dhëna shqetësuese lidhur me problemet që fëmijët hasin në shkollë, në komunitet nga varfëria dhe diskriminimi
Në sytë e fëmijëve, Shqipëria nuk është një vend i bukur për të jetuar. Situata e vështirë sociale dhe ekonomike në të cilën gjenden qindra fëmijë në Shqipëri ka bërë 94% e tyre të mendojnë për një jetë më të mirë jashtë vendit. Këto shifra kanë dalë nga një studim i kryer nga organizata “Save the Children”.
Studimi ka nxjerrë të dhëna shqetësuese lidhur me problemet që fëmijët hasin në shkollë, në komunitet nga varfëria dhe diskriminimi.
“81% e fëmijëve do të donin të kishin më shumë akses në vendimmarrje për çështje që atyre iu takojnë, ndërkohë që 60% e fëmijëve deklarojnë se ata nuk kanë pasur aspak ose pak mundësi për t’u dëgjuar nga politik bërësit; 58% e fëmijëve kanë parë fëmijë që të dhunohen fizikisht, ndërsa 34% e tyre kanë qenë viktima të bulizmit”, ka thënë Xhorda Dervishi nga kjo organizatë.
Ndërsa avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, u bëri thirrje fëmijëve që t’i drejtohen këtij institucioni për shkeljet që ata hasin.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike