Kultura

97 shtëpi botuese në panairin e librit në Tiranë

Panairi i librit do të qëndrojë i hapur deri më  19 nëntor ndërsa shumë shtëpi otuese kanë ofruar zbritje deri në 15 %.

Është hapur në kryeqytetin shqiptar edicioni i 20-të i librit ku po marrin pjesë  97 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro  në fjalën e saj të hapjes,  veç tjerash tha se libri tashmë po përballet me një sërë sfidash.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, deklaroi se e rëndësishme tashmë është mësimi i të rinjve me librin për tu siguruar atyre një të ardhme më të mirë.

Ndërsa Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani  kërkoi më shumë vëmendje për dixhitalizimin e librit. Panairi i librit do të qëndrojë i hapur deri më  19 nëntor ndërsa shumë shtëpi botuese kanë ofruar zbritje deri në 15 %.