Bota

98% të sirianëve dhe 5% të ballkanasve kanë fituar azilin

Afërsisht 69 për qind të të gjithë atyre që kanë kërkuar azil, e kanë fituar atë. Përqindja në fjalë është trefish më e lartë se ajo e vitit 2015.

Në Gjermani, gjatë vitit 2016 kanë kërkuar azil 445210 njerëz. Ky numër është përgjysmë më i vogël se ai i vitit 2015 por megjithatë më i madh se numri i atyre që kanë kërkuar azil në cilindo ven tjetër të Evropës, shkruan diewelt.de. Madje, edhe më i madh se numri i të gjithë azilkërkuesve në gjithë Evropën marrë së bashku, që janë 71.400 (përfshirë këtu edhe ata të Gjermanisë).

Afërsisht 69 për qind të të gjithë atyre që kanë kërkuar azil, e kanë fituar atë, trasmeton albinfo.ch. Përqindja në fjalë është trefish më e lartë se ajo e vitit 2015. Por kjo mesatare fsheh dallime të mëdha në mes shteteve të prejardhjes të azilkërkuesve sipas shkallës së pranimit. Kështu, sirianët e kanë fituar azilin në 98 për qind të rasteve ndërsa ballkanasit në rreth 5 për qind.

Në gjithë Evropën, azilin e kanë fituar 405 mijë veta nga Siria, 65800 nga Iraku, 61800 nga Afganistani etj. Ndërsa 70 për qind të sirianëve ose 294710 syresh që kanë fituar azil në BE, këtë e kanë bërë në Gjermani.