E-Diaspora

99 vjet burg për shqiptarët në Angli

Ky grup përbëhej nga 12 persona, dhe në mesin e tyre pesë ishin shqiptarë. Anglezët ua blinin kokainën trafikantëve shqiptarë për 35 mijë funte kilogramin, e fitonin 100 mijë funte nga shitja në rrugë

Një rrjet kriminal në Angli është dënuar me 99 vjet burg. Ata akuzoheshin për tregti me kokainë dhe shumë aktivitete të tjera kriminale.

 

Ky grup përbëhej nga 12 persona, ku në mesin e tyre pesë ishin shqiptarë. Anglezët ua blinin kokainën trafikantëve shqiptarë për 35 mijë funte kilogramin, e fitonin 100 mijë funte nga shitja në rrugë, raporton “TCH”.

 

Dërgesa ishte nga Londra në Anglinë Qendrore dhe kokaina ishte mjaft e pastër, afër 90 %, kurse transportohej me makina që ishin modifikuar enkas për të fshehur drogën, siç mësohet pas vendit të targave apo poshtë sediljeve.

 

Hetuesit kanë mundur të dokumentojnë rreth 17 dërgesa me drogë dhe besojnë se mund të ketë pasur edhe më shumë drogë të trafikuar.

 

Pjesëtarët shqiptarë të këtij rrjeti u dënuan nga 4 vite e gjysmë deri në 10 vite, 3 prej të cilëve me mbiemër të njëjtë.