Bota

A do kemi sot temperaturën rekord në Europë?

Në korrik 1977 në Athinë është regjistruar temperatura më e lartë në gjithë historinë e Europës: 48 gradë. Dhe ky rekord rrezikohet gjatë ditës së sotme. Konkretisht në Spanjë dhe Portugali, përcjell albinfo.ch.

Janë ditët më të nxehta të vitit, që sipas meteorologëve do zgjasin deri 23 gusht. Të premten pritet të regjistrohet edhe rekordi i temperaturës më të lartë në Europë, shkruan srf.ch.

Rekordi i deritanishëm: Athina nga 1977

Në korrik 1977 në Athinë është regjistruar temperatura më e lartë në gjithë historinë e Europës: 48 gradë. Dhe ky rekord rrezikohet gjatë ditës së sotme. Konkretisht në Spanjë dhe Portugali, përcjell albinfo.ch. Përndryshe temperatura më e lartë në historinë e Zvicrës është llogaritur 41.5 gradë.

Si matet një rekord?

Për t’u pranuar një temperaturë si rekord, duhet të vlejnë rregullat e Organizatës Botërore të Meteorologëve. Temperatura duhet të matet 2 metra mbi bar ose mbi rërë në vende si Sahara. Masa matëse duhet të qëndrojë në hije dhe të ketë ventilim. Termometri i autoveturave nuk merret për bazë.

Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në Europë është në Ust ‘Schugor, Rusi: -58.1 °C