Turizëm

A do kishit fjetur në ndenjëset të ashtuquajtura GoSleep?

E ardhmja e udhëtimit është realitet në 14 aeroporte: Një kompani finlandeze do sjell ndenjëse për fjetje për udhëtarët e aeroportit të Hamburgut, shkruan 20min.ch.

Kompania finlandeze inovacionin e saj e kishte zbatuar për herë të parë në aeroportin e Helsinkit, ndërsa më pas shumë aeroporte të tjera patën interes për porositjen e këtyre ndenjëseve. Siç bëhet e qartë nga mediat gjermanofone, pasagjerët e Hamburgut do kenë mundësi ti shikojnë nga afër këto ndenjëse në maj 2018.

Ndenjëset mund të shërbejnë si ulëse, por mund të pozicionohen edhe si shtretër, përcjell albinfo.ch. Ata kanë një mbulesë që mund të ruajë privatësinë gjatë gjumit. Brenda saj është integruar një multimedia-Touch-Screen-Konsole, që mbi të gjitha tregon informacionet e fundit të fluturimit dhe mund të vendosësh alarmin.Valixhet mund të vendosen sigurt poshtë saj.

Të ashtuquajturat Kapsulat-GoSleep nuk kanë ardhur akoma në aeroportet zvicerane. Momentalisht këtë mundësi mund ta shfrytëzojnë pasagjerët e 14 aeroporteve nga Amsterdami deri në Dubai.