Kuriozitete

A jeni gati për iPhone 9, me bateri më të mirë dhe më i shpejt

Sipas njoftimeve, Iphone 9, mund të dalë në shitje në shtator të këtij viti, derisa për çmimin ende nuk është vendosur

Apple vazhdon të befasojë, dhe asnjëherë nuk ndalet. Kompania gjigante planifikon që të hedhë në treg iPhone 9, pas suksesit që kishte me atë 8 dhe X, shkruan albinfo.ch.

iPhone 8 dhe iPhone X, ishin 70 % më të shpejtë se telefonat e kaluar, por Iphone 9, pritet të jetë edhe më i shpejtë.

Gjithashtu edhe bateria e tij mund të zgjasë shumë më tepër krahasuar me rivalët.

Raportohet se Apple ka filluar prodhimin e një procesori të fuqishëm që do t’u vendoset telefonave që do të nxjerrë në shitje këtë vit.

Sipas njoftimeve, Iphone 9, mund të dalë në shitje në shtator të këtij viti, derisa për çmimin ende nuk është vendosur.

Lajmi i mirë është se cipi misterioz do të sjellë një revolucion në shpejtësinë e telefonit, si dhe jetëgjatësinë e baterisë.