Shkurt.ch

A ka eksportuar Zvicra në Siri lëndë të parë për helme kimike?

Është dëshmuar se helmi luftarak sarin, që prodhohet nga materiet në fjalë, është përdorur para një viti në një sulm ajror të ushtrisë siriane në veri të vendit.

Një kompani zvicerane kishte dërguar në fund të vitit 2014 në Siri pesë tonelata të një lloji lëngu nga i cili prodhohet, veç tjerash edhe helmi i luftës, sarini. Eksportimi i kësaj lënde që njihet me emrin Isopropanol, ishte lejuar atëbotë nga Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco). Në këtë përfundim kanë ardhur hulumtimet e bëra nga Televizioni Publik i Zvicrës Perëndimore RTS.

Materja në fjalë ka qenë e dedikuar për prodhimin e medikamenteve, thonë në Seco duke e mbrojtur vendimin e atëhershëm, transmeton albinfo.ch. Por, në kushtet aktuale, sipas Seco-s, mbase nuk do të vendosej njësoj.

Ndërkohë është dëshmuar se helmi luftarak sarin është përdorur para një viti në një sulm ajror të ushtrisë siriane në veri të vendit.