Kosova

A ka në Kosovë vende atraktive për të rinjtë që t’i kalojnë pushimet?

Shteti i Kosovës ka burime të mjaftueshme për zhvillimin e turizmit. Vende këto të cilat mund të jenë atraktive për turistët si dhe për vendorët.

Në rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, të rinjtë janë përgjigjur në pyetjen se sa ka vende atraktive për ta, për t’i kaluar pushimet verore në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Disa të rinj shprehen se vende turistike mund të konsiderohen Boga, Brezovica apo edhe Mirusha për të shkuar.

Kurse disa të tjerë thonë se preferojnë që pushimet t’i bëjnë në bregdet.