Kosova

AAK: Liberalizim të vizave para dialogut

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar të mos filloj dialogu pa u realizuar premtimi për liberalizim të vizave.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka bërë të ditur se grupi parlamentar i kësaj partie kanë dorëzuar në Kuvend një projekt-rezolutë me të cilën i kërkojnë Qeverisë që të mos fillohet dialogu me Serbinë derisa të merret vendimi përfundimtarë për heqjen e regjiimit të vizave.

“Së bashku me kolegët e Grupt Parlamentar të AAK-së, dorëzuam projekt-rezolutën ku kërkuam nga Qeveria që të mos fillohet dialogu me Republikën e Serbisë derisa të mirret vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në zonën shengen.Kërkuam liberalizim të vizave para dialogut”, ka shkruar ajo në Facebook.

Pengimin e dialogut me Serbinë po e synon edhe PSD-ja, duke kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Sipas tyre, kjo duhet të bëhet për t’ia bërë të ditur presidentit Thaçit që nuk është i mandatar për të shkuar në dialog me Serbinë.