Sport

Abrashi, figurë kyçe e dështimit të GC

Në ndeshjen e vlefshme për Kupën zvicerane, ekipi i Grasshopers-it ka pësuar disfatë nga ekipi i Sion-it, në fushën e tij me rezultat 1:2.

Fillimi i ndeshjes premtonte shumë në të mirë të Grasshopers-it, vetëm pas 5 minutave, futbollistët vendës e lëshuan një rast të shkëlqyeshëm për të shënuar. Por, gjithçka në këtë ndeshje ishte kthyer kundër kosovarit Amir Abrashi, i cili në minutën 11’, pas një gabimi të bërë, u mundësoi mysfairëve që të shënojnë gol. Në pjesën e dytë të ndeshjes, Abrashi e përmirësoi gabimin e tij me një gjuajtje të mrrekullueshme duke barazuar rezultatin në 1:1.

Por, kjo nuk mjaftoi që t’i zmbrapsë mysafirët, të cilët në minutën 88’ shënuan golin e fitores. Edhe një dështim i GC, lojtarët e të cilit fushën e gjelbër e lëshuan me lot në sy. Përndryshe, ekipi i GC gjendet në vendin e parafundit të tabelës së klasifikimit në Ligën e parë zvicerane me 20 pikë të tubuara dhe është duke luftuar për të ruajtur statusin në këtë ligë.