Sporti

Abrashi kundër teknologjisë në fushë

“Nuk më pëlqen aspak. Gjithçka është më e ngadaltë dhe çdo faull duket më i rëndë. Ky sistem nuk më pëlqen aspak”, deklaroi futbollisti shqiptar

VAR apo video-teknologjia në fushë vazhdohet të komentohet në mbarë Evropën, se a është e mirë apo jo.

Këtyre komenteve i është bashkangjitur edhe futbollisti shqiptar, Amir Abrashi, i cili luan për Freiburgun. Kampionati i Gjermanisë është një nga kampionatet ku aplikohet teknologjia në fushë, përcjell albinfo.ch.

Por, Abrashit nuk i pëlqen aspak. “Nuk më pëlqen aspak. Gjithçka është më e ngadaltë dhe çdo faull duket më i rëndë. Ky sistem nuk më pëlqen aspak”, deklaroi futbollisti shqiptar për mediat gjermane.

Në ndeshjen e fundit ndaj Dortmundit, bashkëlojtari i tij, Ravet, u ndëshkua me karton të kuq, pikërisht pas rishikimit të videos. Abrashi nënvizoi se janë mbrojtur mjaft mirë edhe më dhjetë futbollistë në fushë, derisa ndeshja përfundoi pa gola.