Kultura

Adem Dërmaku në një ekspozitë të grafikës në Cyrih

Në këtë ekspozitë punimet i prezanton edhe artisti shqiptar nga Kosova me qëndrim në Zvicër, Adem Dërmaku

Në atelienë e grafikës “Wolfensberger” dhe “Gentinetta”, në Cyrih hapet ekspozitë kolektive me titullin “Künstler machen druck”, (artistët bëjnë shtypje). Në këtë ekspozitë punimet i prezantojnë një numër artistësh me artin e grafikës, në mesin e të cilëve edhe artisti shqiptar nga Kosova me qëndrim në Zvicër, Adem Dërmaku.

Dërmaku ka të mbaruar akademinë e arteve, dega e grafikës në Universitetin e Prishtinës, ku edhe ka magjistruar po në degën e grafikës, te profesori Fatmir Krypa.

Ai është i specializuar në litografi, një teknikë pune jo shumë e njohur ndër shqiptarët. Aktualisht është i punësuar si asistent në studion e Grafikës në teknikën e Litografisë, Grafische Anstalt J.E Wolfensberg A.G, në Cyrih.

Grafisti Dermaku ka prezantuar veprat e tij në katër ekspozita personale, në Prishtinë, Shkup dhe Cyrih të Zvicrës.

Artisti shqiptar me këtë rast prezantohet me disa punime që lidhen me realitetin shqiptar. Punimet e tij janë të krijuara në teknikën e litografisë dhe atë të bakërshkrimit.

Hapja solemne e kompozitës bëhet të shtunën më 24 mars, nga ora 17 – 20. Ekspozita mund të vizitohet të dielën nga ora 12 -18 ndërsa nga e hëna deri të enjten nga ora 16-20. Ekspozita qëndron e hapur deri më 29 mars.

Në mbrëmjen e hapjes së ekspozitës, në lokalin një kat më lartë do të ketë edhe koncert

Adresa: Grafische Anstalt J.E Wolfensberg A.G Eglistrasse 8, 8004 Zürich.

Lexoni po ashtu Who’s Who: