Lajme

Administrata, në disa qytete, me orar të zgjatur për diasporën

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar se duke filluar që sot deri në fund të muajit gusht degët e punëve administrative të Manastirit, Velesit, Kumanovës, Ohrit, Strumicës, Tetovës dhe Shtipit do të punojnë me dy ndërrime, nga ora 8:30 deri në 20:00.

Mërgimtarët deri në fund të gushtit mund t’u drejtohen sporteleve të Ministrisë së Brendshme në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë, Kumanovë, Manastir, etj. prej ora 08:30 deri 20:00 për t’i nxjerrë dokumentet personale!

Siç raportojnë mediat e Shkupit, këtë vit shërbimet civile në Tetovë tani më po realizohen në objektet e renovuara, përcjell albinfo.ch.

Njëkohësisht, për shkak të rritjes së vëllimit të punës, ndërsa me qëllim që të ndihmohen qytetarët gjatë parashtrimit të kërkesave për dhënien e patentave ndërkombëtare, të dhëna për verifikimin e sanksioneve shkelëse “ndalimi për drejtimin e automjeteve” në patentën e shoferit të parashtruesit do të mund të sigurohet edhe në njësitë rajonale të Sektorit për punë civile dhe te personat e autorizuar për kryerjen e kontrollit teknik, ku ka punonjës nga ministria, citojnë nga MPB-ja.